EMRI/ Tjetër plagosje në Tiranë, 40-vjeçarit i ngulin kaçavidën

Një plagosje me kaçavidë është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Besim Alla” në zonën e Misto Mames në kryeqytet.

Mësohet se i plagosuri është identifikuar si 40-vjeçari, Klajdi Kapedani.

Ngjarja ka ndodhur nën rrethana ende të paqarta, dhe forcat e policisë janë nisur menjëherë në vendngjarje për të mbledhur informacionet e nevojshme dhe për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Sakaq, hetimet janë në vazhdim për të sqaruar shkakun dhe autorët e plagosjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.08.2024, rreth orës 20:00, në rrugën "Besim Alla", është dëmtuar dyshohet me mjet prerës, shtetasi K. K., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.