Vrasja e 72-vjeçarit Faik Ajdini, Gjykata lë në burg Blerti Kanushin

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg pa afat 23-vjeçarin Blerti Kanushi, i cili akuzohet se është autori i vrasjes së 72-vjeçari Faik Ajdini në Memaliaj.

Ndërsa për Darovi Hajdinin është caktuar masa e sigurisë arrest në shtëpi.

Kjo e fundit akuzohet për zhdukje te provave te krimit.

Fillimisht ka qenë prokurori Bledar Bala i cili përgjatë 30 minutave ka sqaruar me detaje rrethanat e ngjarjes se ndodhur ne fshatin Zhapokikë, ku ka sqaruar dhe dokumentuar me prova materiale veprimtarinë e Blerti Kanushit.

Ky i fundit ka qëndruar përgjatë gjithë kohës i heshtur dhe nuk ka reaguar në asnjë moment duke ua lënë të drejtën e reagimit avokatit te tij Malo Sadikaj.

Ky i fundit dhe avokati tjetër i te arrestuarës, Agron Iljazi, në fjalën e tyre kane sqaruar pozitën e klientëve te tyre duke kërkuar masë më të lehtë.

Me pas, kryesuesja e seancës Entela Selmanaj ka vendosur masën arrest ne burg për Blerti Kanushin dhe arrest në shtëpi për Darovi Hajdini.