Vrasja në Astir/ “Më ngacmoi të fejuarën”, zbardhet dëshmia e autorit: Amarildo më ofendoi, e godita me thikën që kisha marrë nga...
Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së djeshme në zonën e Astirit, ku Darmen Keli qëlloi me thikë Amarildo Hoxhallarin, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Keli ka rrëfyer se ka qenë ngacmimi që Hoxhallari i ka bërë të fejuarës, ai që ka çuar deri në ngjarjen e rëndë.
“Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi.
Kur dola në ballkon pashë që një motor po e ndiqte dhe fliste duke e ndjekur paralel në makinë.
I fola nga ballkoni më pas zbrita.
Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi.
Pas përplasjes në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia”, ka dëshmuar ai.
Hoxhallari më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një shokun e tij që drejtonte motorin.
Por pak metra më pas ka rënë nga motori për shkak të plagëve.
Policia ka arrestuar dhe shokun e tij drejtuesin e motorit për ‘Drejtim mjeti në gjendje të dehur’ pasi nga testi alkoolit ka rezultuat i pirë./BW
