Java e dytë e Superiores/ Spikat 'Klasikja' e Shqipërisë, ja 3 ndeshjet interesante që luhen sot

Kategoria Superiore do të ngrejë siparin e javës së dytë, ku janë planifikuar të luhen 3 duelet interesante.

Në orën 17:00, kampionët e Egnatias do të presin Laçin e Armando Cungut, ndërkohë që gjithçka do të kulmojë në orën 20:00, ku do të luhen paralelisht 2 sfida. 

Në Shkodër, Vllaznia dhe Tirana do të përballen në “Klasiken” e futbollit shqiptar, ndërkohë që po në të njëjtën orë, Partizani i Arbër Abilaliajt do të presë në “Arenën e Demave”, Skënderbeun.

Të 3 sfida këto për t’u shijuar.  

DUELET E DITËS SË SOTME: 

Egnatia-Laçi 17:00

Vllaznia-Tirana 20:00

Partizani-Skënderbeu 20:00