VIDEO/ Supergoli i Yamal dhe Lewandowski i japin fitoren Barcelonës ndaj Bilbaos
Barcelona triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Atletiko Bilbaos me rezultatin 2-1 në duelin e vlefshëm për javën e dytë të La Ligës.
Ishte talenti Lamin Yamal, i cili në minutën e 24-t zhbllokoi sfidën duke shënuar golin e parë sezonal, ndërkohë që Sancet vendosi baraspeshën e përkohshme në minutën e 42-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1.
Për golin e fitores te katalanasit mendoi bomberi Robert Levandovski, i cili në minutën e 75-të, vulosi shifrat në 2-1, duke i siguruar triumfin e dytë radhazi skuadrës së Flik.
Vlen të theksohet se titullar në këtë përballje në radhët e Bilbaos u aktivizua edhe ylli i Europianit, Niko Williams, por pa mundur të lerë gjurmë.
Duelin e radhës Barcelona do ta zhvillojë në transfertë ndaj Rajo Vajekanos së Ivan Balliut.
GOLAT:
https://www.goalstube.online/2024/08/barcelona-athletic-club.html
