Hansi Flick tregon se çfarë i tha Nico Williamsit pas ndeshjes Barcelona-Bilbao

Hansi Flick ka treguar për atë që ka biseduar me yllin e Athletic Bilbaos, Nico Williams, pas ndeshjes të cilën Barcelona e fitoi 2-1.

Barcelona tani ka gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para, duke marrë dy fitore radhazi me dy rivalë të fortë si Valencia dhe Athletic Bilbao.

Një gol fantastik nga Lamine Yamal dhe një tjetër që solli fitoren nga Robert Lewandowski, siguruan tre pikët për katalanasit.

Trajneri gjerman i Barcelonës, Hani Flick, foli pas ndeshjes edhe për përqafimin i tij me Williams.

“Sot jam më i kënaqur sesa në Valencia. Jam shumë i lumtur me fitoren.

Jam gjithashtu i lumtur që Pedri është rikthyer. Ndonjëherë ka mungesë qetësie, por është mirë të kesh pasion dhe intensitet.

Kur pashë Nico Williams, e përgëzova për fitimin e Kampionatit Evropian, kjo është e gjitha”, deklaroi Flick.