VIDEO/ Arsenali 'blind', ''Topçinjtë'' marrin fitoren e dytë radhazi në Premier League, asnjë gol i pësuar

Arsenali ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Aston Villën në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të sezonit në Premier League.

Leandro Trossard dhe Thomas Partey shënuan golat në minutat 67 dhe 77 për fitoren e dytë radhazi të “Topçinjve”.

Kjo fitore në Villa Park është “hakmarrje” e Arsenalit.

Sezonin e shkuar Villa ishte ekipi i vetëm që e mposhti dy herë duke i hequr nga duart titullin e kampionit.

Për Arsenalin ishte fitorja e dytë, duke mos pësuar ende asnjë gol, ndërsa Aston Villa mbetet me tri pikë nga fitorja e xhiros së parë ndaj West Hamit.

GOLAT:

https://www.goalstube.online/2024/08/aston-villa-arsenal.html