''Falenderoj të gjitha ekipet ku kam luajtur'', Olsi Teqja var ''këpucët në gozhdë''

Olsi Teqja ka njoftuar tërheqjen nga futbolli.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti në rrjetet sociale.

Postimi i Olsi Teqjas:

Gjithmonë e mendoja por asnjëherë nuk e pranoja faktin që nuk do luaja më futboll , ka ardhur momenti të tërhiqem nga kjo lojë që e duan aq shumë te gjithë edhe i jam falenderues për të gjitha emocionet qe me fali prej afro 2 dekada ,falenderoj të gjitha ekipet ku kam luajtur @fccoise @asbeauvaisoise @fcshkendija @kftirana.al @fkkukesialbania @kflaci.al @kastrioti.al @fkapolonia @bylisal, presidentët , drejtuesit, gazetarët , trainerët qe kam punuar , sidomos te gjithë lojtarët , miqt e shoket qe kam njohur nga sporti , së bashku kaluam momente të paharrueshme qe do i kujtojm me nostalgji , pa harruar nje falenderim per cdo tifoz sepse pa ju kjo lojë nuk do kishte asnje kuptim , rishihemi ne projekte te reja ne fushen e sportit duke dhen kontributin tim dhe eksperiencen time