VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares Shpresa shënon në Gjermani

Mesfushori i Kombëtares Shpresa, Tim Civeja, ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Sarbrucken, në duelin ndaj Ingloshtad, i vlefshëm për Ligën e 3-të gjermane.  

Në minutën e 45-të të sfidës, pas asistit të Naifit, 22-vjeçari shqiptar goditi saktë në hyrje të zonës, duke përshëndetur rrjetën.

Falë këtij goli, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-2. 

Ky ishte aktivizimi i parë për Civejan në këtë sezon, i cili e shpërbleu mësë miri besimin e trajnerit, duke gjetur kështu rrugën e rrjetës, në duelin e vlefshëm për javën e tretë të kampionatit. 

GOLI:

https://streamin.one/v/b62d40f0