KATEGORIA E PARË/ Kukësi e nis me fitore, Flamurtari zhgënjen në shtëpi. Ja rezultatet e 6 sfidave të para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2024, 20:14
U luajtën ditën e sotme 6 duelet e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë, ku u shënuan në total plot 11 gola.
Spikasin triumfet e Burrelit dhe të Besës në transfertë.
Ndërkohë që Vora, Kukësi dhe Pogradeci bënë detyrën në shtëpi, duke marrë 3 pikë të rëndësishme.
Sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo mes Korabit dhe Lushnjës.
Rezultatet:
VORA – APOLONIA 1-0
Kasalla 31′
KUKËSI – ERZENI 1-0
Beshiraj 78′
FLAMURTARI – BURRELI 1-2
Fernando 21′ / Ferruku 30′ , Hoti 49′
VALBONA – BESA 0-2
Indio Oliveira 64′ , A. Farruku 74′ (autogol)
KORABI – LUSHNJA 0-0
POGRADECI – KASTRIOTI 3-1
Panadiç 24′, Pengu 72′, Piu 86′ / Ajazi 76′
