Vrasja në Velipojë/ Drejtori i policisë Shkodër: Shkak një debat i ndodhur më 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokali

Drejtori i DVP Shkodër, Edmond Sulaj ka dhënë detaje për ngajrjen e rëndë në Velipojë ku mbetën të vrarë dy persona nga të shtënat me armë. 

''Mendohet se shkak i këtij konflikti është një debat midis dy viktimave dhe pronarëve të hotel ''Lakaj''.

Shkak i këtij konflikti ka qenë një debat i ndodhur me datë 28 qershor të këtij viti mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij lokali'', tha Sulaj.