Zjarr masiv pranë plazhit të Gjeneralit, rrezikohen edhe disa banesa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2024, 18:25
Një zjarr masiv ka përfshirë fshatin Bardhor të Kavajës, pranë plazhit të Gjeneralit. Gjithashtu nga flakët masive janë nërrezik edhe disa banesa.
Flakët dhe tymi janë duke mbuluar të gjithë zonën përreth, ndërsa përpjekjet për të shuar zjarrin janë të kufizuara.
Aktualisht, vetëm dy mjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të luftuar me flakët, ndërsa situata mbetet e ndërlikuar. Ndërkohë autoritetet janë duke punuar për të parandaluar përhapjen e zjarrit më tej.
