Zjarr në një kodër në Lushnjë, flakët përhapen me shpejtësi, mbërrin ndihma nga ajri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2024, 16:31
Një zjarr ka përfshirë kodrën sipër qytetit të Lushnjës, ku flakët kanë djegur ullishte dhe shkurre.
Në vendngjarje ndodhet një helikopter i cili po shuan flakët duke hedhur ujë nga ajri, së bashku me policinë, forcat zjarrfikëse dhe policia bashkiake.
Era e fortë favorizon flakët, duke e bërë kështu më të vështirë shuarjen e zjarrit.
