PAMJET/ E rëndë në Tiranë, gjendet pa shenja jete një person në zonën e "Ali Demit"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2024, 14:20
Një person është gjendur pa shenja jete në zonën e Ali Demit në Tiranë. Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore, pasi nuk ka shenja dhune.
Viktima është i moshës 61-vjeçare dhe me origjinë nga Burreli.
Policia dhe ambulanca janë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. /BW

