Korçë/ 35-vjeçari konsumon fostoksinë, në gjendje të rëndë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2024, 13:25
Policia e Korçës informon se një 35-vjeçar dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe ndodhet në spital. I riu është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, shtetasi S. M., 35 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar Fotoksinë në banesën e tij në fshatin Morave.
35-vjeçari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

