Avokatja Toçi: Fenomeni i dhunës në familje është në rritje nga viti në vit, prej kohës së pandemisë s'ka njohur rënie

Avokatja, Dea Toçi në një intervistë në Ora News u shpreh se fenonemi i dhunës në familje, është në rritje e sipër nga viti në vit.

Toçi: Fenomeni i dhunës në familje, fatkeqësisht është në rritje e sipër nga viti në vit.

Pra ende nuk kemi konstatuar një vit qoftë nga statistikat e bëra publike por qoftë edhe nga ajo që unë shoh si avokate gjatë punës sime të përditshme, ende nuk kemi patur një vit që të arrijmë të dallojmë uljen e këtij fenomeni.

Vlen të theksohet se që nga koha e pandemisë, ndoshta të qëndruarit në një ambient për një kohë të gjatë pra izolimi që iu bë shoqërisë tonë për hir të atyre kushteve, dhuna në familje pësoi një rritje të dukshme.

Pra prej kohës së pandemisë, dhuna në familje është gjithmonë e më shumë në rritje.

Rastet të cilat në një kohë të caktuar përfundojnë me humbje jete, janë ato raste të cilat herë pas here janë denoncuar nga personi që e ka pësuar dhunën dhe më pas gjatë procesit gjyqsor është tërhequr.