Vrasja e Egli Progës në Pogradec, ILD nis verifikimin, kërkon nga Prokuroria dhe Gjykata e Korçës të gjithë dosjen hetimore

Inspektoriati i Lartë Drejtësisë ka nisur verifikimin për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Pogradecit, ku u dhunua për vdekje 42-vjeçari, Egli Proga.

ILD ka kërkuar nga prokuroria dhe gjykata e Korçës të gjithë dosjen hetimore, për të verifikuar nëse është respektuar ligji për regjistrimin e veprës penale "vrasje nga pakujdesia" dhe në seancën për caktim të masave të sigurimit.

Policia e referoi fillimisht ngjarjen si  “vrasje me dashje”, ndërsa më Prokuroria e zbuti akuzën në “vrasje nga pakujdesia”.

Me akuzën e ngritur nga policia “vrasje me dashje”, autori rrezikonte deri në 20 vite burg.