EKSKLUZIVE/ Ja pamjet e Julian Meçes dhe Plarent Dervishajt nga ambientet e sigurisë në Drejtorinë e Policisë
“Ora News” siguron pamjet ekskluzive të të dy të arrestuarve nga ambientet e sigurisë së Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Në një konferencë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka thënë se janë arrestuar 2 eksponentë kriminalë, Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj.
Pjese nga Konferenca e Rrumbullakut
Muhamet Rrumbullaku: Policia e Shtetit është partneri më i besueshëm për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, organizatave kriminale në një bashkëpunim me SPAK dhe të gjithë prokuroritë.

Në kuadrin e informacioneve dhe operacioneve të fshehta policore, Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e 2 eksponentëve të krimit të organizuar në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal dhe të organizatave kriminale, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.

Është kontribut i punës së djemeve dhe vajzave dhe të gjitha strukturave në një nivel kombëtar të Policisë së Shtetit, të departamente respektive, por edhe bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe për mënyrën e operacionit policor të organizuar nga Policia e Shtetit dhe me mbështetjen 100% të partnerëve tanë të Emirateve të Bashkuara.
Pyetje: Kur pritet ekstradimi i tyre në territorin tonë?
Muhamet Rrumbullaku: Është bërë ekzekutimi i vendimit dhe ata ndodhen pranë dhomave të sigurisë së Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Kush janë Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj?

Më 8 Shkurt 2024 do të arrestohej në Dubai një prej ish-drejtuesve të Bandës së Durrësit, Julian Meçe, miku i Lulzim Berishës. Ai ishte shpallur në kërkim lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.
Julian Meçe ka qenë numri 2 i bandës së Durrësit. Adriatik Coli një nga anëtarët e penduar të bandës, kur u arrestua tregoi në polici rolin dhe ndikimin e tij.
Më 20 qershor të 2019 Julian Meçes dhe Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy.

Plarent Dervishaj, 47 vjeç, është kunati i Lul Berishës, ndërsa 36-vjeçari Meçaj është anëtari i bandës së tij, bandës së Durrësit.
Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt. Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj mori një plumb në këmbë.
Brenda makinës tip Rande Rover ishte edhe Bashkim Haxhija, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të autorëve.



