Zhupa: Dënoj me ashpërsi sjelljen e paprecedent me gazetarët të policisë së shtetit
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se dënon me ashpërsi sjelljen e paprecedent me gazetarët të policisë së shtetit.
Postimi i Zhupës:
Dënoj me ashpërsi sjelljen e paprecedent me gazetarët të policisë së shtetit.
Policia e Shtetit nuk mund të kërkoj kqyerjen e telefonave personal pa urdhër gjykate dhe të thërras në polici gazetar që kanë denoncuar shkarkimet abuzive nga puna në RTSH sepse i prishet imazhi Alfred Pezës.
Si kryetare e komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik kërkoj respektimin e të drejtave të gazetarëve, garantimin e lirisë së shprehjes dhe mos cënimin e të drejtave kushtetuese dhe civile.
Alfred Peza imazhin e vet ta kuroj duke mos shkarkuar njerëz në mënyrë të padrejtë, duke mos abuzuar me fondet e RTSH, duke mos punësuar në mënyrë të paligjshme me paracaktim miq dhe të afërt dhe jo duke përdorur terror policor për shkak të lidhjeve me mazhorancën.
Policia e Shtetit të ndaloj këtë sjellje të paprecedent kur ska asnjë vepër të konsumuar nga gazetarët, vecse ushtrimit të lirisë së tyre së shprehjes.
Gjithashtu përshendes reagimin e menjëhershëm të Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, si organizëm në mbrojtje të gazetarëve.
