Shëngjini 4 ditë në flakë, Ndreu në “Ora News”: Fat i madh që s’kishte dëmtime në njerëz. Histori banale ajo se ngjarja lidhet me ndërtimet
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu në një intervistë për studion e lajmeve në “Ora Neës” raportoi situatën më të fundit të zjarreve në zonën e Shëngjinit.
Ai vlerësoi se është një fat i madh që nuk kishte dëmtime në njerëz, ndërsa u shp[reh se ka pasur panik të madh tek njerëzit dhe pushuesit dhe ai panik ishte i ligjshëm, ndërsa sot vihet re një rikthim i pushuesve në zonë.
Ndër të tjera, Ndreu alibi se pas këtyre flakëve fshihet dora kriminale e dikujt.
“Nga ora 2 e natës deri në 4 të mëngjesit janë shuar katër vatra zjarri në 4 fshatra të ndryshëm. Është e habitshme se si mund të shpërthejnë në 2 të natës vatra zjarri pa ndihmën e dikujt.
Ndezja e pishave ka qenë situata më e vështirë që kaluam këto ditë, dhe situata mund të shkaktonte panik edhe tek vetë forcat që u angazhuan për shuarjen e këtyre zjarreve”, theksoi ndër të tjera Pjerin Ndreu.
Nga ana tjetër kryebashkiaku i Lezhës e cilëosi si histori banale alibinë se zjarret kanë lidhje me interesat e bizneseve të ndërtimit në zonë.
Zjarri u fik pas 4 ditësh
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur se pas katër ditësh u shua zjarri i rënë në Shëngjin të Lezhës.
AKMC njoftoi përmes rrjeteve sociale se “nën koordinimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, është bërë një luftë e vërtetë dhe e pandërprerë me një nga fenomenet natyrore më të vështira, siç është zjarri masiv në pyje dhe kullota, në kodrat e qytetit të Shëngjinit, bashkia Lezhë”.
“Në shuarjen e zjarrit morën pjesë mbi 308 efektivë nga FA me 30 mjete, 3 autoambulanca, 1 autobot uji, 1 helikopter Cougar, 3 automjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë; 1 automjet zjarrfikëse nga bashkia Mirditë, 3 automjete zjarrfikëse nga Kamza, 4 automjete zjarrfikëse nga Tirana, 1 automjet zjarrfikëse nga Mati, 1 automjet zjarrfikëse nga Berati, 1 automjet zjarrfikëse nga Fieri, 1 automjet zjarrfikëse nga Lushnja, 1 automjet autobot nga Shkodra, 1 automjet zjarrfikëse nga Vau Dejës, 1 automjet zjarrfikëse nga Kukësi, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Shëngjin, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Durrës, dhjetëra forca Policore dhe Urgjenca Mjekësore”, vijon noftimin.
AKMC bën të ditur se për shuarjen e zjarrit u angazhuan dhe koordinua puna me Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile (UCPM) me dy avionë Canadair të qeverisë italiane.
AKMC shpreh vlerësimin, mirënjohje dhe falënderim për çdo punonjës, personel dhe vullnetar që ka marrë pjesë në këtë operacion, falë punës së të cilëve u shpëtuan jetë njerëzish, qendra të banuara dhe ekonomi.


