FOTO+VIDEO/ Mbyllet pa incidente protesta e 19-të para Bashkisë së Tiranës! Nga parrullat kundër Veliajt e Dumanit, qytetarët: Sërish në shesh javën tjetër
U zhvillua sot protesta e 19 në radhë para Bashkisë së Tiranës. Qytetarët e Tiranës dhe opozita sfiduan të nxehtin dhe për gati një orë protestuan para bashkisë, ndërsa nuk pati incidente dhe as djegie gomash.
Kërkesë kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ndalja e tij para drejtësisë.
Ndryshe nga herët e kaluara, Veliaj ishte në zyrë në kohën kur u zhvillua tubimi i opozitës. Ndërkohë, policia ishte vendosur gardh para godinës.
Ata ishin përgatitur me parulla pikante kundër Erion Veliajt dhe Altin Dumanit.
Në fund të protestës, organizatorët dhe qytetarët thanë se do kthehen sërish të enjten tjetër.
Prej muajsh, opozita dhe qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt pas skandaleve të shumta korruptive që kanë kulmuar me aferat e inceneratorëve dhe atë të 5D.
PROTESTA E OPOZITES