PAMJET/ Opozita proteston përpara bashkisë, Blushi: Veliajn do ta nxjerrim zvarrë nga zyra, do t'i sekuestrohet pasuria
Qytetarët e Tiranës sfiduan sërish të nxehtin dhe dolën në sheshin përpara Bashkisë së kryeqytetit.
Kjo është hera e 19-të që ata protestojnë. Edhe pse kjo verë ka qenë e zjarrtë, ata nuk janë ndalur.
Ashtu si në protestat e zhvilluar javët e tjera qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D".
Madje kanë gjetur edhe forma të ironizimit të skandaleve të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Tedi Blushi nga Partia e Lirisë deklaroi se Veliajn do ta nxjerrin zvarrë nga zyra, ndërsa tha se atij do t'i sekuestrohet pasuria që i ka vjedhur qytetarëve të Tiranës.
Blushi u shpreh se SPAK, Rama dhe Veliaj, qëndrojnë bashkë pas çdo afere duke qenë kështu si “mish e thua” me njëri-tjetrin.
”Sot mund të thuhet se Erion Veliaj, Edi Rama bashkë me SPAK janë si mishi me thoi,ata janë partenerë në krim dhe në vjedhje, ” deklaroi Blushi.
Pjese nga fjala e Blushit
I dashur popull i Tiranës që nuk dorëzohet por që qëndron heroikisht para këtij monumenti korrupsioni që është kthyer sot në simbolin më të shëmtuar të krimit, të vjedhjes dhe abuzimit me taksat tuaja .
Ne jemi sot këtu se për fat të keq kemi një sistem drejtësie të kapur dhe këtë e faktoi edhe ish krahu i djathtë i Ramës Arben Ahmetaj.
700 milionë euro është dëmi ekonomik që Erion Veliaj dhe Edi Rama po bëjnë më inceneratorin e Tiranës.
Nuk do t’i gëzojnë kurrë ato lekë sepse do të marrin ndëshkimin. Sot mund të thuhet se Erion Veliaj, Edi Rama bashkë me SPAK janë si mishi me thoin.
Asnjë besim nuk mund të ketë në një strukturë që nuk ka guximin t’i përmendë emrin Erion Veliajt , që nuk ka guximin t’i përmendë emrin Edi Ramës.
Edhe nëse arrestohet prapë do të ketë dyshime mbi këtë strukturë.
Çfarë e pengon sot SPAK-un për të ndaluar dhe për të marrë të pandehur Erion Veliajn?
Është vetëm një arsye, ata janë partnerë në krim dhe në vjedhje, sepse ata nuk po godasin korrupsionin dhe nuk po i japin fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta, por thjesht bëjnë një shoë duke arrestuar disa drejtorë…
PROTESTA E OPOZITES


