PAMJET/ Mbledhja e parë për ta, tre ministrat e rinj “rrethojnë” Ramën në tavolinën e qeverisë
Një ditë pas betimit në presidencë 3 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, Petrit Malaj, Ervin Hoxha dhe Pirro Vëngu, janë ulur në tryezën e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Ministri i Financave dhe ai i Mbrojtjes u vendosën në krah të kreut të qeverisë Edi Rama, dhe ministri i Brendshëm përballë tij.
Në dispozicion tashmë kishin edhe laptopin përmes të cilit konsultohen me projektligjet e rendit të ditës dhe raportet e secilës prej ministrive për to.
Në fakt të tre ministrat e rinj, bëhen pjesë për herë të parë të qeverisë, ndërsa propozimi i tyre u bë publik nga Edi Rama në mbledhjen e Kongresit të partisë në 28 korrik.
Seanca plenare për votimin e tyre në kuvend u shoqërua me tension mes mazhorancës dhe opozitës dhe vetëm një ditë më parë ata kanë kryer betimin përballë Presidentit.
Në Kuvend, Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm me 76 vota pro, Petrit Malaj i Financave dhe Pirro Vëngu te Mbrojtja morën nga 77 vota pro në Kuvend.

