Zgjat më pak se një orë, përfundon protesta para bashkisë së Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2024, 12:03
Ka përfunduar protesta para bashkisë së Tiranës, ndërsa u lajmërua se javën e ardhshme do të mblidhen sërish aty në të njëjtën orë.
Për shkak edhe të temperaturave të larta, protesta ka zgjatur më pak se një orë. Ndryshe nga herët e tjera kryebashkiaku Erion Veliaj u fut në zyrë pak para nisjes së tubimit. Ai zgjodhi rrugën mes ministrive dhe jo të futej nga hyrja e zakonshme e bashkisë.
Protesta e sotme u zhvillua pa incidente dhe përplasje, ndonëse më herët qytetarët hodhën vezë në drejtim të bashkisë.