Administrata me orar fleksibël, Tushi: Do motivojë më mirë punonjësit për të qenë më rezultativë
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 1 Gusht 2024, 15:41
Sociologu, Gëzim Tushi në një intervistë në Ora News u shpreh se orarët fleksibël në administratë do motivojë më mirë punonjësit për të qenë më rezultativë.
Tushi: Ky vendim i qeverisë për fleksibilitetin e punës, është një gjë shumë e mirë.
Përfitimi do jetë i dyanshëm.
Do përfitojë individi edhe puna.
Do motivojë më mirë punonjësit për të qenë më rezultativë.
Të gjitha reformat nuk janë vetëm të sukseshme.
Është një mekanizëm që ndikon pozitivisht në harmonizimin më të drejtë të jetës publike me pjesën e jetës private.
Puna nuk mund të jetë një obligim i cili duhet ta privojë njeriun nga ca liri dhe të drejta
