Turi i dytë i Conference League, 4 skuadra shqiptare zbresin sot në fushë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2024, 13:54
Katër skuadra shqiptare nga shtatë që konkurrojnë në turin e dytë kualifikues të Conference League, do të zbresin sot në fushën e lojës.
Takimet e kthimit pritet të regjistrojnë kualifikimin e disa prej këtyre ekipeve.
Në orën 17:00, Drita do të luajë me islandezët e Breidablik, pas suksesit 2-1 në trasfertë në ndeshjen e parë.
Në 18:00, Struga luan në trasfertë me armenët e Pjunik Jerevan dhe niset nga avantazhi 2-1.
Në orën 20:00 do të jetë radha e Ballkanit në fushën e Hamrun, pas barazimit 0 me 0 në ndeshjen e parë.
Pas tyre luan edhe Deçiçi. Skuadra shqiptare e Tuzit niset nga suksesi 2-0 kundër Dinamo Batumit.
Të enjten është radha e Llapit, Egnatias dhe Partizanit që të zbresin në fushë.
