Në Gjermani, por jo te Bayerni. Xavi Simons ndan mendjen

Pavarësisht interesimit nga Manchester United dhe Bayern Munich, mesfushori në pronësi të Paris Saint-Germain, Xavi Simons, do të mbetet i huazuar te Red Bull Leipzig në Bundesligë.

Sipas së përditshmes franceze “L’Equipe”, marrëveshja ende nuk është arritur plotësisht.

Por palët kanë avancuar në bisedime në ditët e fundit.

Pasi kaloi në akademinë e PSG-së, me këta të fundit që e morën nga Barcelona, Simons iu bashkua PSV-së në vitin 2022.

Një sezon i mrekullueshëm në Eindhoven e bindi klubin francez të blinte kartonin e futbollistit për shifrën 4 milionë euro.

Më pas u huazua menjëherë te Leipzigu, ku luajti 43 ndeshje sezonin e kaluar.

Duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 13 asiste për shokët e skuadrës.

Sipas të gjitha gjasave, 21-vjeçari do të qëndrojë në Gjermani, të paktën edhe një sezon.

Me drejtuesit e PSG që shpresojnë se mund të jetë në formën e tij më të mire ose të përfitojnë nga një shitje e mundshme e tij.

Xavi Simons ishte një titullar i padiskutueshëm edhe te përfaqësuesja e Holandës në “Euro 2024”, me tulipanët që nuk shkuan më shumë se gjysmëfinale, ku u mposhtën nga Anglia.

Sfidë ku mesfushori i avancuar ishte protagonist me golin që solli avantazhin e përkohshëm të skuadrës së Ronald Koemann.