Spikati gjatë Europianit me Holandën, kampionët e Francës kërkojnë mesfushorin e PSV-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2024, 13:39
Paris Saint-Germain është duke menduar për të përforcuar mesfushën dhe fokusi i kampionëve të Francës është kthyer nga Eredivisie.
Mediet franceze raportojnë se PSG-ja dëshiron që të ketë në skuadër mesfushorin që spikati me Holandën në Europian, Jerdy Schouten.
Së shpejti pritet edhe oferta zyrtare e PSG-së në drejtim të PSV-së, me kartonin e 27-vjeçarit që momentalisht ka kapur vlerën e 28 milionë eurove.