Dëshiron rikthimin te Barcelona, Manchester City vendos çmimin e portugezit
Joao Cancelo ngulmon të mbetet te Barcelona, klub ku u huazua sezonin e kaluar nga Manchester City.
Rikthimin në Etihad nuk e merr në konsideratë. Edhe prej faktit që raporti me Pep Guardiolën nuk është më i miri.
Anësori i djathtë shpreson të vijojë aventurën me katalanasit, ndërkohë që kampionët e Anglisë kanë ulur pretendimet e tyre në lidhje me kartonin e 30-vjeçarit.
30 mln euro duan drejtuesit e Cityt, shumë që Barcelona nuk mund ta paguajë dot në këto momente si pasojë e probleme financiare.
Agjenti i portugezit, Jorge Mendes po tenton të bindë anglezët që të ulin edhe më shumë kërkesat e tyre ekonomike, në mënyrë që Cancelo të transferohet përfundimisht te Barça.
Për momentin, lojtari i kombëtares luzitane ndodhet në “udhëkryq”.
Ai dhe Barcelona duan të vijojnë me njëri-tjetrin, por City nuk heq dorë nga kërkesat e veta.
