Pistë e re për të ardhmen e Amrabat, marokeni kërkohet nga klubi madrilen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2024, 12:20
I destinuar për t’u rikthyer në Firence pas dy ditësh pas përvojës së tij te Manchester United, Sofyan Amrabat mund të largohet sërish nga Fiorentina, këtë herë për të shkuar në Spanjë.
Mediet spanjolle raportojnë së Atletico Madrid ka shfaqur interes për mesfushorin maroken.
Për momentin ende nuk kanë nisur bisedimet mes palëve, teksa mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Amrabat, duke qenë se ende qëndrojnë si mundësi një kthim në Angli apo transferimi në Turqi.
