Klubi më i vjetër italian kërkon portierin shqiptar të Ajaxit

David De Gea quhet ëndrra e madhe e Genoas për portën.

Klubi më i vjetër italian shiti portierin Martinez tek Interi dhe shpreson të arrijë një marrëveshje me spanjollin.

33-vjeçari qëndron pa skuadër prej verës së vitit të kaluar kur i dha fund aventurës 12-vjeçare me anglezët e Manchester United.

Përveç De Geas, në listën e dëshirave të Genoas është edhe një shqiptar.

Bëhet fjalë për Diant Ramajn, portierin e Ajaxit në Eredivisie.

Në klubin ligur e cilësojnë 22-vjeçarin dardan si investimin e duhur për portën.

Teksa karakteristikat e Ramajt ngjasojnë me ato të Martinez.

Me këtë të fundit që do të zhvillojë një sezon si ndihmës i Yann Sommer për t’u bërë në sezonin 2025/2026 titullari i portës së kampionëve të Italisë.

Kartoni i Ramajt, i cili ka veshur fanellat e kombëtareve U18, U19 dhe U20 të Gjermanisë, vlerësohet rreth 20 mln euro nga “Harkëtarët” e Ajaxit.