Goditja e madhe e Monzas, Galliani bind tri herë fituesin e Championsit
Tjetër goditje e bujshme për Monzan, që po tregon se ka objektiva serioze sezonin e ardhshëm në Serinë A.
Klubi italian, me administrator të deleguar Adriano Gallianin, ka siguruar shërbimet e një portieri me shumë përvojë.
Bëhet fjalë për fituesin e trefishtë të Championsit, kur mbronte ngjyrat e Realit të Madridit, Keylor Navas.
Trajneri Alessandro Nesta do të ketë në dispozicion për sezonin 2024-2025 ekspertin dhe portierin e nivelit më të lartë, disa herë kampion në Francës e Spanjës.
Futbollisti nga Kosta Rika ka thënë “po”, me vizitat mjekësore tashmë të planifikuara për të martën më 30 korrik.
I lirë pas largimit nga PSG, Navas mbetet në ligat kryesore evropiane, duke u transferuar në Itali. Keylor Navas mbërrin në Itali si lojtar i lirë.
Nuk është zbuluar ende se sa do të fitojë Keylor Navas për vitet e ardhshme, por lojtari i lindur në vitin 1986 me siguri nuk do të marrë pagën që kishte në Madrid dhe Paris.
Ai ka pranuar të të ulë në mënyrë drastike pagën e tij, e cila në kohën e PSG-së ishte rreth 13 milionë euro.
