Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho takohet në Amerikë me senatorin Demokrat Ben Cardin

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho është takuar me senatorin Demokrat, Ben Cardin.

Përmes postimit në rrjetet sociale, Xhixho shkruan se diskutoi me senatorin amerikan mbi demokracinë, lirinë dhe zgjedhjet e lira si vlera të rëndësishme për Amerikën, si dhe shprehu shqetësimet për situatën ku ndodhet Shqipëria.  

Postimi i Xhixhos:

Takim me senatorin Demokrat, Ben Cardin
Në diskutimin me të mbi demokracinë, lirinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme si vlera të rëndësishme për Amerikën, ndava shqetësimet për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.

Mungesa e shtetit ligjor si rezultat i kapjes së shtetit dhe korrupsioni galopant kanë dëmtuar rëndë funksionimin e demokracisë në vend.

Pa zgjedhje të lira, konsolidimi i demokracisë dhe progresi i vendit bëhet i pamundur.