Raportet TIMS/ PS voton raportin e Gogut, Salianji: Do e çojmë në SPAK...
Ashtu siç ka ndodhur historikisht me Komisionet Hetimore edhe për sistemin TIMS shumica dhe pakica paraqitën dy raporte finale. Ervin Salianji tha se ndërhyrjet kriminale janë faktuar, ndërsa kjo gjë u hodh poshtë nga raporti i socialistëve!
Pas 4 muajsh hetime socialistët dhe demokratët u ndanë edhe për raportet e TIMS-sit.
Në seancën e fundit parlamentare Ervin Salianji dhe Toni Gogu lexuan dy raporte të ndryshme.
Për demoratin I cili ka drejtuar komisionin hetimor të timsit është vërtetuar me prova dhe fakte ajo se cfare ka ndodhur ne datat 2 dhe 3 gusht 2023, ku sipas tij 8 persona te paautorizuar kanë marrë bazën e të dhënave.
“Kanë verifikuar:
1. Emërimet e paligjshme të gjithë drejtuesve të lartë të policies së shtetit.
2. Hyrjen e tyre në punë pa marrë asnjë dokumentacion.
3. Ndërhyrjen në sistemin TIMS
4. Vjedhjen e sistemit TIMS
5. Manipulimin e të dhënave të sistemit TIMS
6. Dhëniet e të dhënave të sistemit TIMS grupeve kriminale
7. Mbrojtjen e paligjshme që bën Partia Socialiste për sistemin TIMS
8. Aksesin e paautorizuar të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me sistemin TIMS", tha Salianji.
Salianji tha se gjetjet do t’I shkonë Prokurorisë së Posaçme.
“Ajo që është pyetja themelore që do ta ccojmë në SPAK për ta hetuar dhe qëllimet. Ore kush është ky njeri në Shqipëri që ka fuqi të bëj bashkë dy ministra të brendshëm, që ka fuqi të bëj bashkë drejtuesit e lartë: drejtorin e Përgjithshëm, drejtorin e AMP, që të bëjnë emërime të paligjshme, të bëjnë çfarë ju do qejfi dhe mos keni asnjë fuqi."
Në një raport tërësisht ndryshe Toni Gogu nga PS hodhi poshtë gjetjet e PD ndërsa propozoj vetëm ndryshime ligjore.
“Të cilat duhet të adresohen sa më parë. E theksoj, sa më parë, në formën e legjislacionit i cili do t'i nënshtrohet shqyrtimit në këtë parlament, zoti Ministër.”
Pas leximit të raporteve maxhoranca miratoi me 76 pro dhe 3 kunder raportimin e Partise Socialiste per komsionin TIMS.