Kalon pakti PD-PS/ Kuvendi voton me 106 vota pro draftin e dakordësuar për Kodin Zgjedhor

Në Kuvendin e Shqipërisë u miratua me 106 vota pro drafti i dakordësuar PS-PD për Kodin Zgjedhor.

PS dhe PD arritën të formulojnë një draft të përbashkët për votën e diasporës dhe formulën që përcakton hyrjen e deputetëve në parlament. Formula parashikon një hapje të pjesshme të listës së kandidatëve për deputetët.

Sërish pjesa më e madhe e atyre që do të hyjnë në parlament do të vijë si përcaktim i kryetarëve të partive, pasi vetëm për 2/3 e saj do të votohet dhe do të shkojnë në Parlament, si preferencë e zgjedhësve.

Sa i takon votës së Diasporës, do të votojnë të gjithë ata shqiptarë që janë jashtë vendit dhe që do duan të ushtojnë të drejtën e votës, që po u mundësohet për herë të parë.

Votimi nga jashtë do të kryhet përmes postës dhe i është lënë në dorë KQZ të vendosi se cilin shërbim postar do e mundësojë votën nga jashtë.