Pakti PD-PS/ Koka: U bënë arnimet e vendimeve të Kushtetueses, nuk u certifikua fitorja e Ramës
Përmes një interviste gazetari Bledian Koka tha se me ndryshimet e Kodit të ri Zgjedhor po bëhet arnimi i vendimeve të gjykatës kushtetuese që kërkon e votën e emigrantëve, dhe uljen e herësit që u ul fare.
Ai shtoi se aktorët e opozitës gabojnë kur thonë se me këto ndryshime në Kodin Zgjedhor u certifikua në tavolinë fitorja e Ramës.
Koka: Po bëhet arnimi i vendimeve të gjykatës kushtetuese që kërkon e votën e emigrantëve, dhe uljen e herësit që u ul fare. Nuk kam dëgjuar lista të hapura nga opozita, por i kam dëgjuar nga shoqëria civile dhe partitë e vogla, që besojnë në një rrotacion më të mundshëm.
Gabojnë aktorët e opozitës kur thonë se me këto ndryshime në Kodin Zgjedhor u certifikua në tavolinë fitorja e Ramës. Për mua kanë shumë kuptim primaret, sidomos tani që mund të përzgjedhin minimalisht 11 deputetë në Tiranë për shembull.
