Ndoka: Heqja e koalicioneve ishte goditje e madhe për opozitën. Basha bënte tinëzarin, ulej në tavolinë me Ramën për Reformën Zgjedhore

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka në një intervistë në Ora News u shpreh se Basha ulej në tavolinë më Ramën për Reformën Zgjedhore.

Ndoka: Së pari ishte domosdoshmëri që të kishim një Reformë Zgjedhore. Nuk e kemi një Reformë për fatin e keq për faktin që PS dhe Edi Rama nuk janë të interesuar për Reformë.

Nuk kanë qenë fare në këto 12 vite, kanë dhënë shenja të qarta se nuk janë për rregulla loje të barabarta.

Nuk kanë tëntuar asnjëherë që të kenë konsensus me opozitën, janë treguar gjithmonë dretharak.

Madje deri aty sa që morën peng edhe liderin e opozitës dhe bënë çfarë deshën duke prishur edhe ato standartet që që vetë I kishin miratuar në 2008.

Pra heqja e koalicioneve klasike ishte një goditje shumë e madhe për opozitën dhe për pluralizmin.

Heqja e koalicioneve u bë përpara zgjedhjeve, pra Rama shfrytëzoi ato deputetë që I la Basha në parlament me djegien e mandateve.

Basha bëri tinzarin që ulej në tavolinë me Ramën për Reformën Zgjedhore pastaj bënte sikur e bojkotonte, në mënyrë të nëndheshme ranë dakord që ti hiqnin.

Donin të luftonin në atë kohë LSI-në. Në atë kohë Basha ishte peng i tij (Ramës), ne kishim dyshimet tona por jo të vërtetuara si sot.