“Le t’i mbyllin listat për servilët” Maliqi: T ndershmit nuk pyesin për kafaz me lista të mbyllura!
“Le t’i mbyllin listat për servilët, të paaftët, abuzuesit! Vraponi pas Kryetarit e bëni pazare! Futuni në kafaz me lista të mbyllura!” Kështu shkruan Lefter Maliqi nga Partia e Lirisë.
Sipas Maliqit, të thjeshtët, të ndershmit, kurajozët, atdhetarët, të përkushtuarit dhe mirënjohësit nuk pyesin për kafaz me lista të mbyllura, por me mbështetje popullore ecin të sigurt përpara drejt fitores!
Maliqi: Të thjeshtët, të ndershmit, kurajozët, atdhetarët, të përkushtuarit dhe mirënjohësit nuk pyesin për kafaz me lista të mbyllura, por me mbështetje popullore ecin të sigurt përpara drejt fitores!
Koha për përballje, punë të palodhur në bazë me kurajo në çdo shtëpi, fshat, lagje dhe qytet. Me thjeshtësi, fisnikëri, komunikim, diskutim, debat, mirëkuptim, dëgjesa, shpresë dhe besim!
