"Nëse votojmë këtë Kod, çertifikojmë “5 qershorin”"- Leskaj fton opozitën të votojë kundër: PD të mos shndërrohet në kënetë...
Deputeti PD Bujar Leskaj, nga foltorja e Kuvendit i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të mos votojnë ndryshimet në kodin zgjedhor.
Ai tha se PD nuk duhet të votojë kode zgjedhore të cilat sipas tij, dëmtojnë opozitën.
"Nëse ne votojmë këtë Kod Zgjedhor, çertifikojmë ndryshimet e paligjshme. Goditjen që Rama i dha opozitës me Kodin Zgjedhor të 21 korrik 2020, ku shkeli 10 nga 12 pikat e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 e cila u nënshkrua në një ambasadë të rëndësishme. Rama i mohoi opozitës koalicionet parazgjedhore. 5 ambasadorë ishin garantë të 5 qershorit, por Rama i shkeli hapur së bashku me deputetët me “kërpëratës” së listës së Bashës, veprimi i tij armiqësor që u largua nga Kuvendi, pasojat sot e gjithë kohën po i vuan PD. Nëse ne e votojmë këtë kod pa koalicionet, ne shërbejmë si noter të rëndomtë të veprimit kriminal të Ramës ndaj opozitës dhe PD-së. PD nuk duhet të kthehet në kënetë. Në fakt si term e ka përdorur Fatos Nano për PS-në, për herë të parë, në ’94-’95, në “kënetë mendim” për të pranuar kode zgjedhore që dëmtojnë opozitën. Listat e hapura inkurajojnë zhvillimin e fuqishëm të primareve në parti“, tha ai.
