“1 në 3 kandidatë fitues të jetë grua”/ Depozitohet në parlament amendamenti për projektin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, firmosin 26 deputetë, mes tyre Bardhi e Çuçi

Në parlament është depozituar një amendament për projektin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Disa deputete gra kanë inicuar amendamentin për të garantuar kuotën zgjedhore dalëse duke përfshirë në amendament parashikimin që edhe në listat që do t'i nënshtrohen votimit parapelqyes të garantohet që në listën fituese 1 në 3 të jetë deputete grua!

Iniciativës së Gjonaj dhe Cupi ju bashkuan një sërë deputetesh gra nga të dy krahët politike.

Ashtu siç garantohet kuota 30% në hyrje si kandidate në lista ashtu të garantohet kuota gjinore edhe në listën finale.

Shkresa është firmosur nga 26 deputete gra. Grupit të grave u është bashkuar edhe kryetarët e grupeve Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi.

“1 në 3 kandidatë fitues të jetë grua”/