Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Sula me nota ironie: U celebruan në martesë PD-ja dhe PS-ja, nuk ka llogjikë të mungojnë dëshmitarët...
Deputeti demokrat Dashnor Sula e konsideroi një ditë të veçantë, një ditë celebrimi martese, mes PD dhe PS, marrëveshjen e arritur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Sula me nota ironie tha se në një ditë kaq të veçantë si kjo ceremonia e martesës, si ka mundësi që të mungojë Kryeministri, ministrat, deputetët, si dëshmitarë të kësaj martese.
“Sot është një ditë shumë e veçantë. Një ditë celebrimi martese midis PD dhe PS. Dhe unë mendoj që nuk ka llogjikë nuk ka moral që në këtë ditë kaq të shenjtë, të mungojnë kabineti qeveritar, të mungojë kryeministri, debutetët, dëshmitarët e kësaj ceremonie martesore. Prandaj do të kërkoja që të ndërpritet seanca për pak minuta të na vijë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe të gjithë deputetët dhe të fillojmë të bëjmë një diskutim serioz, nuk bëhet fjalë për një gjë të thjeshtë këtu, që duam ta kalojmë kështu. Mbaj mend në 2008-ën, ishin të gjithë prezent, pati diskutime”, tha Sula.
