Ndryshimet në Kod, Majko: Zbatojmë vendimin e Kushtetueses! Asgjë s’është bërë në presion

Deputeti Pandeli Majko ka marrë pjësë në seancën plëanre të ditës së sotme në Kuved. Gjatë fjalës së tij Majko u bëri thirrje kolegevë të opozitës që të votojnë ndryshimet në Kodin e Ri Zgjedhor.

Sipas tij PD dhe PS kanë negociuar me transparencë. Majko tha se e kupton që këtu ka sindroma të ndryshme që kanë të bëjnë me vullnetin e kryetarëve të partive. Ai theksoi se këtu dikush ngatërron kekun me byrekun.

Ai më tej tha se kush mendon se do të hyjë me lista të hapura ti votojë kundër. Sipas tij nuk ka nevojë që t'iu thojnë se Rama do të bëhet mbret ndërsa shtoi s duhet të zbatojnë vendimet e GJK-së. Majko theksoi se asnjë gjë nuk është bërë nën presion ndërsa u bëri thirrje kolegëve të tij të mos tremben shumë nga listat e sigurta.

"Nëse nuk do të merreshin masat rrezikonim që zgjedhjet e 2025 të ishin të kontestuara në legalitetin e tyre. Kam fjalët më të mira për 2 negociatorët, PD dhe PS. Kanë negociuar me transparencë. E kuptoj që këtu ka sindroma të ndryshme që kanë të bëjnë me vullnetin e kryetarëve të partive. Këtu dikush ngatërron kekun me byrekun.

Nuk na ka sjellë në një situatë të vështirë demokratike në Shqipëri sistemet. Ne nuk kemi pse tja hedhim fajin sistemit. Prandaj miqtë e mi, rregullat përbashkëta dhe zbatimi i GJK-së na ka sjellë sot këtu. Të vetëm ne nuk i miratojmë këto ndryshime kushtetuese. Kush mendon se do të hyjë me lista të hapura ti votojë kundër. Nuk ka nevojë të na thotë se Rama do të bëhet mbret, ne na duhet të zbatojmë vendimet e GJK-së. Asnjë gjë nuk është bërë nën presion. Mos u trembni shumë nga listat e sigurta," tha Majko.