I ngacmoi të dashurën në plazhin e Tales, arrestohet autori i plagosjes së 27-vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2024, 19:23
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L, 30 vjeç, banues në Rrillë, Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta (motive xhelozie), ky shtetas ka plagosur me armë zjarri shtetasin A.M., 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.
30 vjeçari pasi kreu plagosjen, u largua me një automjet në drejtim të autostradës, por brenda pak orëve u vu në pranga.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
