Shpërthen automjeti në qendër të Gramshit, një person i lënduar, policia dhe zjarrfikësja në vendngjarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2024, 17:52
Një shpërthim ka ndodhur në një automjet në qendër të Gramshit.
Mësohet se nga shpërthimi, automjeti është përfshirë nga flakët.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse automjeti ka shpërthyer prej një lënde plasëse apo ka pasur një defekt.
Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se një person ka mbetur i plagosur teksa policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje.