Aksident në Shkodër/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen dy pasagjere
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2024, 16:57
Policia e Shkodrës njofton se një aksident ka ndodhur në aksin Rrjoll-Shkodër rreth orës 15:00.
Dy makina janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën. Për pasojë, janë plagosur dy pasagjere, që ishin në mjetet përkatëse.
“Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Rrjoll- Shkoder”, automjeti me drejtues shtetasin Gj. M., 66 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin N. S., 69 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar shtetaset V. M., 57 vjeçe dhe A.K., 54 vjeçe (pasagjere) në dy automjetet, te cilat janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.