Jugu rrit çmimet/ Kreu i shoqatës së hoteleri-turizmit, Topuzi: Ka një rënie prej 25-30% të prenotimeve në hotele
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 16 Korrik 2024, 10:27
Kreu i shoqatës së hoteleri turizmit, Zak Topuzi në një intervistë në Ora News u shpreh se ka një rënie prej 25 deri në 30 % të prenotimeve në hotele në këtë periudhë.
Topuzi: Ka një lëvizje më të madhe të udhëtarëve të huaj në Shqipëri por që kërkon një analizë specifike.
Nga raportimet e grupit të hoteleve kryesisht në bregdet, ka një rënie prej 25 deri në 30% të prenotimeve por edhe të rezervimeve në këtë periudhë.
E njëjta situatë paraqitet edhe për gushtin që tregon se ka diçka që nuk shkon.
Një pjesë e numrit që raportohet duhet të jenë turistët apo vizitorët që përdorin aeroportin e Shqipërisë transit për të lëvizur gjatë kësaj periudhe në vendet e europës.
