Zbardhja e vendimit të Apelit për vulën e PD-së, reagon Basha: I hap rrugën rekursit tonë në Gjykatën e Lartë

Sot u zbardh vendimi i datës 11 qershor të Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën e PD-së grupimit të Sali Berishës.

Ndërkohë ka reaguar Lulzim Basha në rrjete sociale, i cili paralajmëron se së shpejti do të bëjë rekurs këtë vendim të Apelit në Gjykatën e Lartë.

''Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hapë rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë.

Ne nuk e pranojmë padrejtësinë. 

Shqipëria meriton më shumë.'', shkruan Basha.