Aksident me vdekje në Lushnje, motori përplas biçikletën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2024, 12:52
Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnje. Mësohet se një motor ka përplasur një biçikletë.
Për pasojë nga përplasja e fuqishme ka humbur jetën drejtuesi i biçikletës. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.
