“Dorëzohet” AKU:  Nuk kemi dhoma frigoriferike. Ku shkon mishi i bllokuar nga inspektorët?

Televizioni Ora News ka publikuar skandalin e inspektoreve të AKU të cilët mishin e sekuestruar në tregje dhe dyqane e kanë dërguar në fabrika sallami.

Por situata në institucionin e drejtuar nga Edmond Rrushi është më alarmante se kaq. Ky skandal mund të vijojë të përsëritet  pasi Drejtoria Rajonale e AKU Tirane  nuk posedon një dhomë frigoriferike që të shërbejë për ruajtjen e mishit të konfiskuar.

Tv Ora News i ka kërkuar informacion për këtë situate edhe AKU. Ky institucion na bën me dije se jo vetëm nuk kanë një dhomë frigoriferike për ruajtjen e mishit të konfiskuar  por as nuk ka marrë me qira ambiente të tilla nga subjekte private.

Në kushte të tilla lind pyetja , ndër vite ku e çojnë inspektoret e AKU mishin që sekuestrojnë ne tregje dhe dyqane?

Ligjërisht ato nuk kanë asnjë  vend ku ta dorëzojnë pasi AKU nuk disponon asnjë ambient për ruajtjen e mishit, deri ne fazën e groposjes ose asgjësimit.

Mungesa e një ambienti frigoriferik ku të  bëhet dorëzimi  me procesverbal lë të hapur mundësinë  që mishi të dërgohet në subjekte të tjera private për tu ripërpunuar e me pas për tu hedhur në treg.

Teksa AKU mundohet t’i edukoje qytetarët me fushata ndërgjegjësuese për të kontrolluar ushqimin  ka dështuar ne misionin e saj që t’i ofroje blerësve ushqime të sigurta, pasi mungesa e  ambienteve frigoriferike  ka lënë te hapur mundësinë e abuzimit.