Terrorizoi banorët e lagjes duke qëlluar me armë, lihet në "arrest shtëpie" 71- vjeçari në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2024, 10:32
Arrest në shtëpi ka vendosur gjykata e Korçës për 71 vjeçarin Edmond Naska, I cili para dy ditësh ka terrorizuar lagjen 16 të qytetit të Korçës.
Ka qenë mosha e të akuzuarit për ngjarjen ajo që e ka favorizuar 71-vjeçarin për të pasur një masë të tillë sigurie.
Ndërkohë që është kërkuar edhe ekspertiza mjekësore për të vërtetuar gjendjen psiqike të 71 vjecarit I cili për me shume se 3 orë pak ditë më parë ka terrorizuar banorët e kësaj lagje.
Është dashur ndërhyrja e forcave RENEA për të bërë të mundur neutralizimin e të moshuarit I cili ka qëlluar disa herë në ajër.
